Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 10 Maj 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil të jetë jo më shumë se 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë të jetë jo më shumë se 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 63 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 51 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 79 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 10 Maj ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.