Këngëtarja Egli Tako është kthyer në qendër të vëmendjes së mediave rozë pas një shakaje që partneri i saj Olsi Bylyku i bëri gjatë emisionit “Zemër Luana”.
Olsi e pyet nëse është dakord që ai të luajë në një film +18 që i kanë propozuar dhe ajo shprehet pa komplekse duke thënë që nuk e ka problem ndërsa në fund e pyet sa do të paguhet.
Kaq është dashur që ky moment të bëhet viral dhe të bëjë xhiron në mediat rozë.
Pas gjithë kësaj, ajo ka reaguar në rrjetet sociale ku është shprehur se i vjen të qajë teksa sheh në çfarë bote jeton.
“Në çfarë bote injorante jetojmë. Më vjen të qaj por në vend të kësaj po zgjedh të qesh se më bën mirë për shëndetin. Nejse”, shkruan Egli ndër të tjera në rrjetet sociale.