Gjovalin Guri, i cili kërkohet nga policia për atentatin ndaj baba e bir, Zef dhe Gjin Guri, ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjarje.

Nga arratia, ai rrëfeu për News24 se nuk është ai autor i krimit ku vdiq xhaxhai i tij dhe u plagos kushëriri, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 27 shtatorit në aksin Shosh-Kir në Dukagjin.

Gjovalin Guri u shpreh kur ndodhi vrasja ka qenë në një shtëpi i fshehur ndërsa ngjarjen e ka marrë vesh përmes një telefonate.

Në një njoftim, Policia e Shkodrës, deklaroi se Gjovalin Guri ishte i dyshuari kryesor për shkak të një konflikti me djalin e xhaxhait për shfrytëzimin e një hapësire pyjore.

Por autori i dyshuar e mohon duke thënë se nuk merret prej 12 vitesh me shfrytëzimin e pyllit.

Gjithashtu mohon akuzat e ngritura ndaj tij rreth dy vite më parë Gjovalin Guri për kultivimin kanabisi, duke u shprehur është i pafajshëm.

Nga ajo periudhë, Gjovalin Guri vijon që të jetë në kërkim nga policia, ndërsa vrasja e xhaxhait të tij, Zef Guri dhe plagosja e kushëririt, Gjin Guri është një tjetër çështje që  rëndon mbi 40-vjeçarin, i cili pretendon se nuk dorëzohet nga frika e padrejtësisë.

I dyshuari ka apeluar shtetin shqiptar që të bëhet drejtësi dhe të hiqen akuzat ndaj tij, duke pretenduar se është i pafajshëm si për atentatin, por edhe për akuzat për kultivim kanabisi.