Forcat Speciale RENEA në bashkëpunim me forcat e DVP Elbasan kanë zbarkuar në tregun agro- ushqimor në Elbasan . Deri më tani bëhet me dije se janë shoqëruar 4 persona, identiteti i të cilëve ende nuk dihet. Aksioni i zhvilluar te zona e njohur si tregu AgroUshqimor,ende nuk dihet saktësisht cfarë fokusi ka. Tregu është në pronësi të Petrit Çelës, babai i Suel Çelës, i cili është në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi akuzohet se ka porositur vrasje. Edhe më herët forcat RENEA kanë mesyrë   në këto ambiente për të ushtruar kontrolle.

Operacioni konfirmohet zyrtarisht per Fax Neës se ka për qellim kapjen e personit te kërkuar.

Tregu ku RENEA  ka kryer kërkime ndodhet në pronësi të Petrit Celës babait të Suelit, i cili aktualisht gjendet në arrati.

Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me DVP Elbasan dhe RENEAN.

Suel Çela është një nga personat më të kërkuar nga policia. Ai u shpall në kërkim në Maj të 2022 në kuadër të dosjen ‘Plumbi i Artë’.

Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve 2 të parealizuara dhe 1 e mbetur në tentativë. Suel Çela akuzohet se ka porositur atentatin e dështuar të 29 marsit 2022 ndaj Elton Kilës, që do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, por i cili mbeti i plagosur rrugës dhe më pas u arrestua.

Një tjetër krim i porositur nga Suel Çela është ajo e tentativës për të vrarë administratorin e shkollës private Lulzim Masha dhe Skerdi Tase dyshohej si vrasës me pagesë në këtë rast. Suel Çela nga Elbasani, rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh, por ai ka arritur t’i shpëtojë burgut.