Këngëtari shqiptar Erik Lloshi dhe bashkëshortja e tij, Romina, ishin të ftuar së fundmi në një intervistë ku treguan marrëdhënien që kanë me njëri-tjetrin.
Romina zbuloi se përfshihet në projektet muzikore të këngëtarit dhe tregoi se vendos edhe për figurantet vajza, ndërkohë që nuk ishte aspak dakord që kënga e fundit të xhirohej në shtëpi. Sipas saj, puna e Erikut ka anën pozitive dhe negative të sajën, por kjo nuk e bën xheloze megjithëse e ndjek shpesh.
Çifti u ndal edhe në jetën e tyre përtej punës, duke treguar se kush është ai që shpenzon shumë. Mes të dyve Eriku është ai që është dorëlëshuari, ndërsa Romina si një bankiere i bën llogaritë më së miri. Këtu Eriku shton me shaka se asaj nuk i shpëton asgjë madje edhe fotot ku duken lekët nga koncertet.
A do të bënte çifti një dasmë të dytë? Të dy ishin të mendimit që jo. Eriku tha me shaka se “as e kam për plane fare. Me harxhu lekë kot”. Madje ai tregon edhe një ngjarje që i kishte ndodhur kur ishin në dasmë tek Romina.
Eriku ishte aq i lodhur sa i kishte kërkuar DJ disa herë që ta mbyllte vallen, por ai nuk e kishte bërë dhe Eriku ishte larguar nga pista. “Në atë moment doja ta vrisja, por nuk kisha çfarë bëja. Ishte kunata ime që e mbuluam pak”, tha Romina në ‘Abc e Pasdites’.