Nga Julian Hoxhaj
Vrasja e Egli Progës dhe “Shefi” gjobvënës në Policinë e Pogradecit
Pak ditë më parë, para se të ndodhte vrasja, pata një bisedë me një të ri nga Korça që familjen e mban duke punuar si shofer taksie deri në Tiranë. Kishte disa ditë që Policia e Pogradecit i kishte marrë lejen e qarkullimit. Në Pogradec, na qënkërka një “Shef” i madh, i cili e paska vendosur taksative që për çdo taksist që bën rrugën e Tiranës me pasagjerë, duhet të paguajë një tarifë bashkish te ky shefi në vlerën e 300 mijë lekëve.
Personi që bisedova unë, nuk kishte pranuar sigurisht të paguante haraçin te “Shefi” i Pogradecit dhe për këtë arsye i kishin marrë lejen e qarkullimit. Ndaj shoferi i taksis nuk punon dot më prej disa ditësh, së paku me makinën e tij, por detyrohet të gjejë një mënyrë tjetër për të vijuar punën! Një ditë më parë, Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa, publikonte në rrejtin e tij social një episod interesant në Fier, e ndalon policia për tejkalim shpejtësie.
Fatjoni nuk e kishte tejkaluar shpejtësinë, dhe policia pasi kuptoi kush ishte, e hëngri turpin me bukë, duke i dështuar plani për të vënë një gjobë të majme për 151 km në orë të supozuara.
Ngjarja e Fierit me atë të qarkullimit rrugor në Pogradec ndoshta nuk kanë lidhje me gjobvënien që pretendohet deri më tani ndaj viktimës Egli Proga nga vrasësi i tij Denis Meçe.
Por, fakti që në Pogradec në qënkërka një “Shef” që po masakroka taksistët dhe shoferët me gjoba, dëshmon se gjobvënia këtu është kthtyer në sport shtetëror. Ndaj duhet parë me kujdes kjo puna e Eglit të shkretë dhe gjithë tentativës për ta fshehur si ngjarje, pasi ajo gjoba varet se si shpërndahej dhe deri në çfarë niveli arrinte.