
Arbana Osmani ndonëse është shumë e komentuar dhe njerëzit kanë shumë kuriozitet për jetën personale të moderatores, ajo është shumë e rezervuar.
Rreth dy vite më parë Arbana u bë kryefjalë e mediave rozë pasi u zbulua lidhja e saj me regjisorin Eduart Grishaj. Ata mirëpritën në jetë në 2020 djalin e tyre të parë, Diellin, teksa Arbana është sërish shtatzënë.
Një postim i saj në rrjetet sociale duket se tregon shumë për jetën e saj private. Arbana ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një thënie ku shkruhet: Bjer në dashuri, edhe pse ti mendon se është e pamundur pasi të është thyer zemra.”