Flavio Qarri, gazetari i cili njihet për transparencën e tij me publikun, së fundmi ka lëshuar një deklaratë bombë në emisionin ‘Glamour Zone’, të moderatores Ester Bylyku.
Si asnjëherë mëparë, Flavio, kujtoi vitet që punoi në televizionin Top Channel. Kur iu kërkua të fliste për bërrylat (prapaskenat) e televizionit, ai nuk ngurroi të përmendte se kur ka punuar në Top Channel, punonjës të tjerë të cilët preferoi të mos i përmendte me emër spiunonin.
‘Kam kaq vite në gazetari dhe jam i paaftë për të bërë apo ditur thashetheme brenda kolektivit. Në Top Channel, më shumë kohë harxhoje me letra për njëri-tjetrin, se sa punë efektive. Flas kur kam qenë unë në vitet 2009-2014. Dërgoheshin çdo ditë te drejtori letra për mua ‘ky beri kështu, tha kështu’. Dërgonin dhe emaile të rregullta. Ishin shume të shpifura këto’- u shpreh Flavio.