Ermal Mamaqi, Ilir Shaqiri dhe Klaudia Pepa do të jenë juria e “Dance With Me” dhe padyshim që do të jenë lezeti i këtij edicioni, i cili nis siparin këtë të hënë, më 19 Shtator, në orën 20:15, në televizion Klan.
Emra të dashur dhe shumë të pëlqyer, të cilët së bashku me VIP-at pjesëmarrës do t’i bëjnë mbrëmjet e së hënës të paharruara për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen.
Kujtojmë që 10 VIP-at e “Dance With Me” janë: Luiza Gega, Kampionia e Evropës në Atletikë; Cindy Marina, modelja shqiptaro-amerikane, që përfaqësoi vendin tonë në Miss Universe 2019; Anita Haradinaj, gazetare dhe fytyra e lajmeve në Kosovë; Kastro Zizo, këngëtar dhe autor këngësh; Orgesa Zaimi, këngëtare dhe moderatore radiofonike; Valon Shehu, roker i njohur; Arbnora Ademaj, Miss Kosova 2007; Andi Lila, ylli i Kombëtares shqiptare; Igli Zarkaj, aktor dhe regjisor i njohur; Arta Nitaj, modele e njohur nga Kosova.