Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku morën pjesë 2 boksierët shqiptarë, gjithçka ka folur shqip në York Hall Arena të Londrës.
I kanë mjaftuar vetëm 1 raund e gjysmë Nelson Hysës, për të gjunjëzuar me knockout kundërshtarin e tij për peshat super të rënda, argjentinasin Brakamonte.
Një super paraqitje kjo e Nelsonit i cili mbi 90% të ndeshjeve të tij që janë të gjitha fitore, i ka me knockout. Pasi e rrëzoi dy herë kundërshtarin e tij, në raundin e pare dhe më pas në të dytin, ishte e pamundur për të, që të vazhdonte në superndeshjen e mbrëmjes së gjatë, që startoi në arenën më të famshme të boksit në Londër.
Përpara tij, fitorja e pare shqiptare ishte ajo e Alban Bermeta, boksieri nga Tirana, arriti të fitojë me knockout (KO) përballë kampionit të Bullgarisë Mario Verger.
Pas 4 raundesh nga 8 që do të zhvilloheshin, Bermeta arriti të hedh me knockout kampionin e Bullgarisë në Your Hall Arena duke e çuar në 14 numrin e fitoreve me KO nga 18 ndeshjeve të fituara ndërkohë që nuk ka asnjhë humbje vetëm fitore dhe një barazim.
Pas ndeshjes Bermeta për mediat angleze deklaroi: “Faleminderit shumë organizatorëve dhe shqiptarëve që erdhën këtu. Jam shumë i lumtur që shoh kaq shumë njerëz nga vendi im pasi është hera e pare për mua që boksoj në një prej arenave më të famshme në botë. Arrita ta mundja kundërshtarin sepse e godita shumë nga pjesa brezit nga barku që e bëri të zbulohej dhe më pas ta hidhja,” – tha boksieri shqiptar.