Presidenti, Aleksandër Vuçiç, është shfaqur në një video-mesazh me babain e tij, drejtuar popullit serb, për shkak të lajmit të publikuar nga mediat në Beograd që insinuan se babai i tij biologjik ishte gazetari shqiptar Fahri Musliu.
Teksa ndodhet pranë të atit, Angjelko Vuçiç, presidenti i Serbisë ka thënë se është krenar për prindërit dhe familjen që ka.
Presidenti thotë se lajmi i pavërtetë që synon familjen e tij është publikuar për ta dëmtuar atë politikisht, sepse dy ditë më parë ai ka shpërndarë Parlamentin dhe ka njoftuar zgjedhjet e reja më datë 17 Dhjetor 2023.
“Ata kanë shkruar, për ata që nuk e dinë, se njëfarë zoti Fahri Musliu është babai im, duke dashur të them se është. Unë jam krenar për babanë tim. Ai është shumë më i mirë se unë dhe unë kam mësuar shumë prej tij… Për nënën time dhe unë e di se sa e ndershme, besnike dhe e nderuar ishte ajo ndaj tij, familjes dhe vendit.