Prodhuesit e qumështit pluhur për foshnjat po përdorin mediat sociale dhe influencuesit për të ndikuar te nënat dhe për të rritur shitjet, duke zbehur kështu ushqyerjen e fëmijës me gji. Ky është një studim i ri, i bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Kompanitë po përdorin aplikacione, influencues me pagesë dhe forumeve të këshillimit për të arritur tek konsumatorët, thuhet në raportin e OBSH-së, duke shtuar se këto shpesh nuk ngjajnë si reklama.
Rezultatet bazohen në studimin më të madh të OBSH-së mbi marketingun e ushqyerjes së foshnjave. Raporti analizoi 4 milionë postime në mediat sociale për ushqimin e foshnjave të publikuara në gjashtë muaj, deri në qershor të vitit të kaluar. Sipas raportit, postimet arritën pothuajse 2.5 miliardë njerëz. Në studim u zbulua se firmat që shesin qumështin pluhur, ngarkonin përmbajtje rreth 90 herë në ditë, duke arritur në 229 milionë përdorues, tre herë më shumë njerëz sesa arrihen nga postimet informative për ushqyerjen me gji nga llogaritë jokomerciale.
“Ky marketing i përhapur po rrit blerjet e zëvendësuesve të qumështit të gjirit dhe për këtë arsye po i largon nënat që të ushqejnë me gji”, thuhet në raport.