Andresa Ambrosio është bërë nënë për herë të parë.
Bukuroshja e njohur nga emisioni “E diela shqiptare”, pak orë më parë ka postuar dhe një foto të ëmbël në rrjetet sociale.
Ajo ka postuar një foto, ku shihet dora e djalit të porsalindur. Kësaj foto të ëmbël, ajo i ka bashkëngjitur edhe një këngë mjaft domethënëse, “Mi prendero cura di te”. Pra duket se ajo po i jep premtimin të voglit të saj se do të kujdeset gjithmonë për të.