Beniada Nishani është një nga personazhet më të përfolur për momentin nga mediat rozë dhe që është gjendur shpesh në qendër të vëmendjes pas përfundimit të aventurës në Big Brother, ndonjëherë edhe për deklaratat që bën e që shoesh edhe mund të keqkuptohen.
Pikërisht për këtë ka folur ditë e sotme modelja në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, ku shpjegoi se pjesa më madhe e debate që e rrethojnë krijohen pasi shumica e fjalëve të saj keqkuptohen vërtetë. Dy nga lajmet për të cilat ajo është përfolur dhe kritikuar së fundmi janë “ekspozimi” i lidhjes së Megi Pojanit dhe Endri Cekicit, por edhe mos mbajtja e veshjes së zezë për të ndjerin Bujar Nishani.
Në lidhje me romancën e Megit, ajo u shpreh:
“Po ça thashë unë. Unë nuk thashë që u lidhën, unë pashë një fotografi njësoj, njërën nga njëra anë e tjetrën nga ana tjetrën. E thashë po janë të lidhur janë shumë të bukur. Të them të vertetën nuk e kisha parë këtë foton që e pashë tek Proçesi, unë kisha parë disa story të Megit me breshka dhe thashë është me pushime në qejfin e vet dhe unë nuk thashë që janë të lidhur dhe e kanë heq atë por…”
Ndërkohë për situatën pasi ish-Presidenti u ndaj nga jeta tha:
“Bujari ka qenë kushëriri babit. Njeriun nuk e vlerëson dhe respekton nga veshja e zezë, nuk jam nga më të afërmit e tij, kam qenë sigurisht një pjesë e afër. Ato ditë kam pasur disa angazhime pune dhe unë respektoj njerëzit me zemër, jam afër familjes me vepra jo me fjalë dhe mendoj që kjo është gjëja më e rëndësishme. Veshja e zezë apo jeshile, në momentin që unë jam në punë nuk ka si ta bëj. Pastaj e shoh si diçka të vjetër, është një traditë që bën burri, motra, nusja.”