Ervis Martinajn dhe Leonard Dukën, i vetëquajtur si “Princi Damian”, dukej se nuk kishte asgjë që t’i ndante.

Miqësia e tyre po i ngrinte ata në majat e botës së krimit, kontrollonin së bashku lojërat e fatit, një biznes prej qindra miliona eurosh dhe trafikun e drogës.

Dërgonin në vende të BE-së sasi të mëdha kokaine dhe kanabisi. Media VNA ka publikuar foton e Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj në kohët kur ishin të afërt me njëri tjetrin dhe duke bërë xhiro me skaf në det.

Publikohet FOTOJA e Leonard Dukës dhe Ervis Martinajt, xhiro me SKAF

Foto e marrë nga VNA.al: Ervis Martinaj dhe Leonard Duka

Por pasi pushteti i tyre kriminal u rrit aq shumë, nisën dyshimet për tradhti në biznes aq sa Ervis Martinaj nisi të mendonte se miku i tij Leonard Duka po fitonte më shumë nga dërgesat.

Krisja nisi kur një ngarkesë me drogë u kap në Gjermani, lënda narkotike ishte nisur me kamion nën kujdesin e Martinajt në Shqipëri dhe do të pritej nga Duka, por u kap gjatë rrugës nga policia gjermane.

Ervis Martinaj dyshoi se miku i tij po mashtronte. Kërkoi për lajmin e kapjes së kamionit dhe kur nuk arriti ta konfirmonte variantin e mikut të tij u bind se Duka ia kishte hedhur.

Në shenjë hakmarrje Martinaj shkoi në shtëpinë e mikut të tij, ku kishte qenë me dhjetëra herë dhe i mori peng babain, të cilin ia torturoi.

Për Leonard Dukën ky ishte fundi i një miqësie dhe nisja e një përplasje të hapur, që po vazhdon të marrë jetë njerëzish. Ai iu betua Ervis Martinajt se këtë nuk do t’ia falte kurrë.