Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Artiola Toska ka qenë e ftuar këtë të premte në programin “Në kurthin e Piter Pan”. Përveç karrierës së saj, Artiola foli edhe për jetën e saj private.
Teksa u pyet nëse do të ketë një fëmijë, Artiola u përgjigj:
“Dëshira ka qenë gjithmonë, sepse fundja, kush s’i do fëmijët. Kur të jetë e shkruar, kur të jetë kësmeti, e mirëpresim”, u shpreh Artiola Toska.
Këngëtarja ka folur edhe për dashurinë dhe takimin e parë me bashkëshortin e saj.
Ata kanë 22 vite bashkë, teksa ka shtuar se dashuria e tyre ishte me shikim të parë kur janë takuar në Prizren.
“Burri im është tiranas. 2 tiranas jemi takuar në Prizren. Ishte dashuri me shikim të parë”, tha ajo.
Ndërkohë e pyetur se si nisi dhe u rrit më pas karriera e saj muzikore, Artiola Toska tha se një rol të madh ka patur edhe Vera Grabocka.
“U afirmova pasi vazhdova me Pallatin e Pionerëve, madje kam vazhduar deri në moshën 16 vjeç. Fillova të këndoj live së pari në Amerikë pastaj në Strugë, në Maqedoni.
Dhe një ditë në Strugë vjen zonja e artë e televizionit shqiptar, znj.Vera Grabocka. Erdhi dhe më bëri ftesën për tek spektakli 12 në Hollivud. E kam bekimin e saj”, tha këngëtarja.