Nga OBEN te Caji Vital dhe lëngjet e prodhuara bodrumeve, si po mashtrohen qytetarët në hall nga xhambazët që u rrjepin paratë në dëm të shëndetit 

Nga Redaksia Investigative Gazeta Jonë

Ekranet e televizioneve janë mbushur me reklama të ndryshme të suplementeve ushqimorë, të cilat po shiten masivisht në Shqipëri jashtë çdo lloj kontrolli të autoriteteve.

Këta mashtrues me me bluza të bardha dhe buxhete të frikshme marketingu janë duke përfituar nga boshllëqet ligjore të Shqipërisë sa i përket barnave apo suplementeve ushqimore që shiten si barna si edhe paditurisë së një pjese të mirë të shoqërisë, të cilët jo domosdoshmërisht duhet të kenë dijeni mbi xhambazllëqet që bëhen nën emrin e “kurave”.

Çelsi i mashtrimit me suplementet ushqimore lidhet me faktin se ligjërisht ato regjistrohen si “suplemente ushqimore” te Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ndërkohë që marketohen dhe shiten në treg si barna.

Kujdes nga kura me arra dhe mjaltë për gjendrën tiroide

Shkelja është e dukshme, por çuditërisht autoritetet nuk ndërhyjnë për shkak të mungesës së ligjit, por edhe buxheteve të mëdha që këto kompani kanë në dispozicion për shkak të sasive të mëdha të produktit që shesin pas reklamave të mëdha që bëjnë.

Nga vëzhgimi i Gazeta Jonë rezulton se këto produkte reklamohen gjerësisht në emisionet e padites së televizioneve duke patur si objektiv kryesisht moshat e mesme dhe të thyera, të cilët janë edhe audienca e këtyre emisioneve.

Gazeta Jonë ka ngritur vazhdimisht këtë shqetësim, por deri më tani AKU dhe autoritetet e tjera përgjegjëse kanë bërë një vesh të shurdhër.

Situata bëhet edhe më alarmante kur personazhe të tillë të dyshimtë dalin në ekrane dhe pretendojnë se  kanë gjetur formulën për shërimin e kancerit! Deri më tani asnjë studiues në botë nuk pretendon se ka gjetur formulën për të luftuar kancerin, por marketuesit e Caji Vital apo Lëngu Vital siç quhej më herët, para ndryshimit të emrit, këmbëngulin në këtë drejtim, madje e thonë edhe LIVE në ekrane.

Dyshime të forta për Caji Vital apo Lëngu Vital, pretendohet shërimi i kancerit me lëngje frutash

Disa javë më parë Gazeta Jonë denoncoi një rast të dyshimtë të një lloj lëngu që herë quhet Lëngu Vital dhe herë Caji Vital, i cili marketohet si çudibërës në trup, madje ata që dalin në ekrane dhe e promovojnë, thonë se ka shëruar edhe tumore.

Në një postim të këtij produkti në rrjetin social Instagram madje pretendohet se një grua u shërua nga kanceri malinj pasi përdori këtë produkt!

LEXOJENI INVESTIGIMIN E PLOTË MBI CAJIN (LENGUN) VITAL

Prodhuesit e këtij lëngu me hije të forta dyshimi nga pas pretendojnë madje se një zonjë nuk u shërua dot nga kanceri në Greqi, por çdo metastazë u zhduk pasi piu këtë lëng!!! Madje Nazif Saraci që se ka shpikur formulën, pretendon se ky lëng shëron çsolloj kanceri teksa intervistohet me pagese te Rudina (shih minuta 07:10) Me këtë rast do të merremi gjatë ditëve në vijim krahas denoncimeve të tjera për raste të ngjashme.

E thonë këtë me një guxim të madh, guxim që nuk e kanë laboratorët dhe institutet kërkimore më në zë në botë në studimet ndaj kancerit! Por, çudirat ndodhin në Shqipëri kur nuk ka institucione.

Skandali OBEN, studimet konfirmojnë se nuk ka efekt në kocka, qytetarja denoncon për Gazeta Jonë

55-vjeçarja nga Tirana Bajame Biraku tha për Gazeta Jonë se kishte përdorur OBEN si me tableta ashtu edhe në formë xheli pasi kishte parë reklamën  në televizor duke besuar se do të përmirësonte gjendjen e kyçeve të saj si edhe të ulte dhimbjen.

Ajo shton se pasi nuk pati asnjë përmirësim pas përdorimit të OBEN kishte shkuar te mjeku, i cili kërkoi që ta linte këtë kurë pasi sipas tij produkti në fjalë nuk funksionon.

Bajame Biraku, perdoruese e OBEN deshmon per Gazeta Jone si i thane mjeket te mos "merrej me gjera te tilla"
Bajame Biraku, perdoruese e OBEN deshmon per Gazeta Jone si i thane mjeket te mos “merrej me gjera te tilla”

Kam përdorur OBEN me tableta dhe me xhel. Për shumë ditë e përdora dhe më pas shkova te mjeku pasi kisha dhimbje dhe vështirësi në ecje. Mjeku më tha që të mos merrem me këtë ilaç se kam dëmtuar shëndetin deri tani, sipas tij nuk bënte efekt”, tha Bajame Biraku për Gazeta Jonë, ndërsa shtoi se ato që nuk i bën efekt për veten ia dha së motrës me shpresen se tek kjo e fundit situate do të ishte ndryshe, por ishte gabuar.

LEXO TE PLOTE

Ia dhash motrës, por edhe ajo nuk pati asnjë përmirësim”, thotë zonja për Gazeta Jonë duke në vënë në dispozicion edhe një fletë me shënime nga OBEN në kutinë e produkteve të marra.

Leter shpjeguese ne kutine OBEN qe qytetarja thote se iu dergua bashke me tabletat dhe xhelin

Kujdes nga gjoja “ilaçet” e prodhuara bodrumeve! Gazeta Jonë zbulon mashtrimin e radhës me “lëngjet çudibërës”

Nisur nga situate e rrezikshme e krijuar ndaj shëndetit të qytetarëve nga përfitues të mirëfilltë, Gazeta Jonë ka nisur një cikël denoncimesh për një fenomen të tillë tepër problematik.

INVESTIGIMI/ “Kemi ilac për diabetin , tensionin , prostaten …”, Gazeta Jonë zbulon si po mashtrohen pacientët prej një individi nga Kosova me lëngje të çuditshme

Deri më tani, Gazeta Jonë ka zbuluar se kjo fushatë me kura të rreme, që shitësit apo shitësi i quan edhe “ilaçe”, është e organizuar nga një dorë, e cila është në Kosovë dhe përmes shtetit fqinj bën reklama në Facebook duke përfshirë edhe Shqipërinë në rrjetin e tyre të mashtrimit.

INVESTIGIMI-E shitën sikur shëron kancerin, si Lengu Vital u bë Caji Vital , skandal me produktin që ndryshoi vetëm emrin : Si po mashtrohen të sëmurët

Gazetarët e Gazeta Jonë kanë kontaktuar me disa prej këtyre faqeve duke kërkuar informacion në lidhje me produktet që ata i shesin si ilaçe duke marrë mbrapsht vetëm gënjeshtra dhe heshtje.

Nga OBEN te Caji Vital dhe lëngjet e prodhuara bodrumeve, si po mashtrohen qytetarët në hall nga xhambazët që u rrjepin paratë në dëm të shëndetit: Institucionet heshtin
Nga OBEN te Caji Vital dhe lëngjet e prodhuara bodrumeve, si po mashtrohen qytetarët në hall nga xhambazët që u rrjepin paratë në dëm të shëndetit: Institucionet heshtin
Kujdes nga gjoja “ilaçet” e prodhuara bodrumeve! Gazeta Jonë zbulon mashtrimin e radhës me “lëngjet çudibërës”

Gazeta Jonë ka kontaktuar edhe me autoritetet në Kosovë, të cilët janë përgjigjur se kanë dijeni për këtë fushatë të gjerë mashtrimi që ka nisur, por nuk kanë dijeni ende se kush mund të fshihet pas saj.

KUJDES nga “ilaçet” që pretendohet se trajtojnë sëmundjet e mushkërisë! Çfarë zbulon investigimi i Gazeta Jonë

Çfarë shesin?

Nga verifikimet tona kemi konstatuar se këto “ilaçe” prodhohen në një vend në Kosovë nga një grup personash apo një person i vetëm, i cili vetëm mbush shishe të caktuara me një lëng dhe u vendos etiketa të ndryshme duke shënuar sipër se bëhet fjalë për “ilaç popullor”.

Çajrat, lëngjet dhe barnat gjoja kurative, si po rrezikohet seriozisht shëndeti i qytetarëve nga mashtruesit online

Gazeta Jonë ka komunikuar deri më tani me persona të mashtruar nga këta personazhe të dyshimta, të cilët kanë konfirmuar se kanë paguar shuma të ndryshme për të gjetur shërim, por në fund nuk kanë kuptuar se bëhej fjalë për një mashtrim të mirëfilltë me pasoja të rënda për shëndetin e tyre.

Sëfundmi, Gazeta Jonë ka konstatuar një tjetër faqe të tillë që pretendon se shet “ilaç” kundër reumatizmës, gjunjëve dhe muskujve.

Faqja quhet “Ilaç për Reum Unaza Nyje Muskuj Gjunjë Shpinë” dhe shet shishe të ëuditshme të mbushura më lëng misterioz kundrejt 20 eurove.

Gazetarët e Gazeta Jonë kontaktuan me këtë faqe duke mësuar se një “ilaç” i tillë nuk ishte regjistruar askund dhe shitej “në të zezë” pa asnjë certifikatë apo dokument tjetër që të konfirmojë efektivitetin e tij.

Gazeta Jonë është konsultuar me mjekë, të cilët kanë kërkuar nga qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve të tilla, por kur kanë shqetësime shëndetësore të kontaktojnë mjekë të mirëfilltë. /Gazeta Jonë

**Artikulli është shkruar në kuadër të angazhimit të Gazeta Jonë për të siguruar një hapësirë për ushqime dhe barna të shëndetshme për qytetarët. Na lexoni për investigime të tjera të ngjashme. 

Caji vital oben mashtrohen Caji vital oben mashtrohen