Gazeta Jonë po denoncon në mënyrë të vazhdueshme mashtrimet me kurat natyrale apo lloj lloj lëngjes, cajrash dhe të ngjashme që reklamohen se bëjnë ccudira në përmirësimin e shëndetit të qytetarëve  duke paralajmëruar për rrezikun që i kanoset pacientëve, krahas faktit që mashtrohen edhe financiarisht.

INVESTIGIMI/ “Kemi ilac për diabetin , tensionin , prostaten …”, Gazeta Jonë zbulon si po mashtrohen pacientët prej një individi nga Kosova me lëngje të çuditshme

Sëfundmi, edhe platforma prestgjioze e verifikimit të lajmeve Faktoje.al i është bashkuar kësaj nisme duke bërë thirrje që të bëhet kujdes me përdorimin e gjoja kurave natyrale.

INVESTIGIMI-E shitën sikur shëron kancerin, si Lengu Vital u bë Caji Vital , skandal me produktin që ndryshoi vetëm emrin : Si po mashtrohen të sëmurët

Më poshtë sjellim të plotë shkrimin e Faktoje.al për një ccështje ku bashkohemi për hir të interesit publik dhe mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve:

Shkrimi nga Faktoje.al

Faqe të palicensuara në Facebook po reklamojnë shitjen e ilaçeve për gjendrën tiroide. Mjekët paralajmërojnë se reklamimi dhe shitja e mjekimeve që nuk përmbajnë të paktën një listë përbërësish është e rrezikshme.

——————————

Në verifikimet e artikujve online “Faktoje” has shpesh faqe në Facebook që reklamojnëmedikamente apo ilaçe të palicensuara duke i udhëzuar njerëzit të porosisin produktin online, por pa deklaruar se çfarë kanë në përbërje këto ilaçe apo se si funksionojnë.

Faqja e Facebook “Ilaç për Gjëndrat Tiroide” reklamon një produkt që duket se quhet, po ashtu, thjesht “Ilaç për Tiroide”.

Siç shihet, postimi premton se ky ilaç “ndihmon në menaxhimin e simptomave” dhe me anë të tij “ju mund ta menaxhoni sëmundjen e tiroides”, por nuk përmban asnjë listë përbërësish që e bëjnë të mundur këtë efekt.

Mjekja Teuta Pipa tha për “Faktoje” se postimi liston një sërë simptomash si të çrregullimit të gjendrës tiroide, ndërkohë që një pjesë e tyre janë simptoma të funksionit të ulët të tiroides, përzier me simptoma të funksionit të shtuar të tiroides.

Pra, ky ilaç reklamohet si mjekim për dy çrregullime krejt të ndryshme, hipotiroidizmin (kur gjendra e tiroideve nuk prodhon mjaftueshëm hormon tiroid) dhe hipertiroidizmin  (kur gjendra e tiroideve prodhon hormon tiroid me tepri). Kjo, në vetvete, duhet të ngjallë dyshim tek lexuesi skeptik.

Dr. Pipa shtoi dhe se për të diagnostikuar mosfunksionimin e gjendrës tiroide çdo person duhet detyrimisht t’i nënshtrohesh vizitës mjekësore, analizave laboratorike, dhe ekzaminimeve më të thelluara në varësi të rekomandimit të mjekut. Gjendra tiroide është një gjendër e vogël, por me funksion të madh në metabolizmin e organizmit dhe energjise dhe kontrollon thuajse çdo lloj funksioni të organizmit prandaj duhet të bëhet kujdes në diagnostikim, parandalim e trajtim të problemeve që sjell në organizëm.

“Në rast të zbulimit të sëmundjeve, sigurisht jepet mjekimi përkatës që përshtatet sipas rastit  me hormon zëvendësues, në rastin e hipotireozës, që monitorohet me protokoll për të rregulluar dozimin, apo me antihormon, në hipertireozë, dhe monitorohet nga mjeku endokrinolog”, rekomandon mjekja.

Pipa nënvizon se mjekësia “popullore” apo trajtimet bimore nuk janë për t’u shpërfillur, por duhet të ndiqen detyrimisht kritere të mirëpërcaktuara. Themeltare në këto kritere duhet të jetë listimi i përbërësve të medikamenteve në sasi të mirëpërcaktuara. /Faktoje.al