Avokati Ilirjan Muho, përfaqësuesi ligjor i ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi, e cila ndodhet e shtruar në spital pasi u ndje keq pas arrestimit të saj, ka treguar se si do të procedohet për dhënien e masës së sigurisë.

Muho tha për mediat se pasi gjyqtarja dhe prokurori e pyeti mbi gjeneralitetet klienten e tij e cila qëndron në shtratin e spitalit, seanca gjyqësore do të mbahet në gjykatë në orën 12:00.

Teksa u pyet për faktin se nga se vuante klientja e tij, ai tha që të pyesnin mjekët për këtë çështje.