Një grabitje ka ndodhur në fshatin Brataj të Vlorës në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Burime bëjnë me dije se familjarët kanë ngritur pretendimet se grabitësi Vitrin Çobaj ka pasur të vendosur një maskë të kuqe dhe i ka kërcënuar me një armë gjahu çifte.
Ata shprehen se ai ka abuzuar seksualisht vajzën 17-vjeçare e cila vuan nga probleme me shikimin, dhe ka tentuar të abuzojë edhe me nënën e saj.
Kryefamiljari ka thënë se grabitësi është bashkëfshatari i tyre dhe një ditë më parë ka shkuar në banesë duke u hequr si kasap që donte të blinte një viç.
Ai ka detyruar gruan të lidhë bashkëshortin e saj dhe më pas e ka lidhur edhe atë. Kryefamiljari tregon se pasi ka futur vajzat në kasolle ai ka abuzuar me njërën prej tyre.
Ndërsa vajza e madhe e familjes ka dalë me vrap duke kërkuar ndihmë nga fqinjët në lagjen e tyre.