Niko Peleshi feston sot ditëlindjen dhe e bija, Aleksia i ka bërë një urim publik. Ajo ka publikuar disa fotografi me momentet më të mira me atë që e cilëson si “mikun e saj më të mirë”. Aleksia shkruan se ai është njeriu që e njeh më mirë se të gjithë dhe burimi më i madh i frymëzimit për të.
“Babi nuk i ka shume qejf ditelindjet. I thua “gezuar ditelindjen” dhe i duket sikur po i thua “sa qenke plakur”. Shpesh thote se s’ka frike nga asgje, por ja qe e frikesoka rikujtimi se ka kaluar gjysme shekulli nga dita e lindjes se tij. Ok ok, eshte edhe klaustrofobik.
Megjithate, edhe me nje thinje apo nje rrudhe me shume, babi vazhdon te mbetet miku im me i mire. Krahu im i djathte, mbeshtetesi im me i madh dhe burimi im i frymezimit. Njeriu i vetem qe me njeh ne pellembe te dores dhe me kupton edhe kur nuk kuptoj veten.
Ai qe me behet sy kur nuk shoh, vesh kur nuk degjoj dhe ze kur nuk flas. Ai qe i jep botes sime ngjyra edhe kur une e pikturoj bardhe e zi. Do doja te mund te ma lexoje zemren, qe ta shihje se sa shume te dua edhe kur nga jashte nuk e reflektoj sa duhet.
Gezuar 52 vjetorin ba! 🤍 Love you endlessly.“, shkruan ajo.