Nga sot deri të premten, vendi ynë do të përfshihet nga reshjet e shiut dhe të dëborës dhe ulja e temperaturave. Paralajmërimi u dha nga meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, e cila theksoi se dëbora do të zbresë në 700 metra lartësi.
“Tri ditë me reshje shiu dhe dëbore. Nuk ka vend për panik. Rrebeshe të shpeshta në jug dhe në zonat qendrore dhe në ditët vijuese në të gjithë territorin dëbora do të zbresë në 700 metra. Do të kemi temperatura nga minus 2 në 19 gradë celsius. Nesër paradite do të ketë rrebeshe dhe reshje dëbore në zonat malore”.
Por çfarë ndodhë në 3 ditët në vijim?
Meteorologia Porja thekson se deri mëngjesin e së premtes do të kemi rrebeshe afatshkurtra në të gjithë vendin, ndërsa termometri zbret në minus 3 gradë.
Sipas saj e njëjta tablo sinoptike do të jetë edhe në rajon.