Një sherr mes dy të rinjve u bë shkak për një vrasje të dyfishtë këtë të martë në fshatin Kurjan të Roskovecit. Djali i autorit, identiteti i të cilit ende nuk dihet, kishte pasur një përplasje me viktimat dhe djalin e tyre. Kështu që sot, rreth orës 14.00, Kuka bashkë me të birin shkruan në lokalin që kishin në pronësi familja Kurtaj, atje ku ndosheshin dy vëllezërit, Gramos dhe Ladimir Kurtaj.
Kuka shkoi bashke me djalin 21-vjeçar “për t’u sqaruar”, por nuk përfundoi mirë. Në një moment Kuka ka nxjerrë armën e zjarrit tip kallashnikov dhe ka qëlluar mbi dy viktimat duke u marrë jetën në vend. Ndërkohë që vetë ka vendosur që të vetëdorëzohet në Komisariatin e Fierit, të birin e ka udhëzuar që të largohej nga vendi i ngjarjes. Por plani i tij ka zgjatur shumë pak!
“Blutë” e Fierit e kanë shoqëruar dhe kanë nisur që ta marrin në pyetje. Për të dhënë shpjegime është marrë edhe djali i një prej viktimave, i cili edhe ka pasur përplasjen me 21-vjeçarin Kuka.