Ngjarja e djeshme, ku mbetën të vrara 3 gra e u plagosën tre të tjera, ka tronditur mbarë opinionin publik.
Një nga viktimat e 40 vejçarit Dan Hutra një ditë më parë në Tiranë ishte edhe Etleva Kurti me origjinë nga fshati Gurrë e Vogël në Mat.
32 vjeçarja është përcjellë këtë të enjte në banesën e fundit në fshatin e saj të lindjes.
Ndërkohë familjarët që jetojnë ende këtu shprehen të tronditur dhe kërkojnë ndëshkimin maksimal për 40 vjeçarin.
Mehmet Kurti shprehet për News24 se e reja ishte një viktimë e paralajmëruar, pas konfliktit që ka patur Dan Hutra me vëllain e Etlevës, Vladimirin në burg.
Gjithashtu Mehmeti thotë se kjo ishte një ngjarje e paralajmëruar pasi Dan Hutra ka deklaruar që do t’i vriste gjithë familjen Vladimirit, ndërsa shteti nuk ka reaguar.
“Ngjarja mos i raft kujt. Kjo që i ka rënë Petrit Kurtit, të lërë dy vajza dhe bashkëshortet në Kamëz të Tiranës për halle të veta, dhe ajo është vrarë. Të vritet një femër në mënyrë të pafajshme, femra lahet me 7 meshkuj. Me kanunin e Lekë Dukagjinit. Ajo që i ka ranë vëllait tim mos i rëntë kujt. Perderisa jam rrit me të, unë vëlla e kam. Petrit Kurti sot nuk është në varrim të vajzës vet, për arsye që nuk po i përmend. Por sot me atë që ka bërë Dan Hutra qoftë edhe djali im, apo vëllanë im, ai duhet dënim jo i përjetshëm, por duhet varur për këmbë.
Dan Hutra me vajzën nuk ka pasur asnjë lloj marrëdhënie. Ka qenë në burg me Vladimir Kurtit, janë rrahur dhe copëtuar atje. Ai ka pas rreshta me dal prej burgu, djali i kushëririt tim është me burgim të përjetshëm. Ai i ka thënë se kur të dal prej burgu kam për të të vrarë të gjithë familjen. Shteti ka fjet gjumë dhe shkoi e vrau një vajzë 32-vjeçare, në shkallët e derës së shtëpisë. E ëma ka qenë duke punuar pas kopshtit. Janë rrahur në burg dhe puna arriti deri këtu. Fisi Hutraj sipas kanunit, një femër lahet me shtatë meshkuj. Shteti mund të bëjë punët e tij, por të tjerët që janë pas atij do ta marrin parasysh. Këtu nuk ka ligje”, tha thënë ai.