Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka ndarë në rrjetet sociale pamjet nga fenomeni i veçantë natyror që ndodhi mëngjesin e djeshëm në bregdetin e Durrësit.

Një vorbull e bardhë në formën e një tornadoje u krijua mbi sipërfaqen e detit.

Braçe shkruan se kjo është një përshëndetje natyrale për të gjithë ata që e nisin ditën me sharje e shpifje.

Postimi i plotë:

NJE FENOMEN I JASHTEZAKONSHEM NATYROR,

SOT (Dje) NE MENGJES NE BREGUN TONE!

Nje pershendetje natyrale per te gjithe ata qe e nisin diten per te share, fyer e shpifur, e vijojne dhe e mbyllin diten duke share, fyer e shpifur;

Posacerisht ne rjetet sociale e mundesisht pa fytyre e pa emer!

Tana t’mirat!