Seriali imagjinar koreano-jugor “Squid Game”do të rikthehet në një serial të vërtëtë I quajtur Squid Game: The Challenge. Seriali do të ketë 456 lojtarë që konkurrojnë në një seri lojërash për të fituar 4.56 milionë dollarë. Netflix pretendon se pagesa është çmimi më i madh i dhënë në një konkur televiziv. Kjo garë është inspiruar pas suksesit të serialit në Netflix.
Sipas mediave të huaja, platforma njoftoi kastin për serinë e re të martën ku duket kukulla karakteristike e filmit e cila këndon “Drita e kuqe, drita jeshile” dhe një mori rojesh të maskuar që kryejnë vrasje.
Konkursi i reality shoë do të përbëhet nga 10 episode (një më shumë se sezoni i parë i serialit). Squid game do të rikthehet edhe me një sezon të dytë pas suksesit të sezonit të parë. Seriali koreano-jugore u publikua në shtator dhe mban rekordin si seriali më i njohur i Netflix i të gjitha kohërave, duke grumbulluar më shumë se 1.65 miliardë orë shikime në 28 ditët e para.