
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Ukrainës në “Stadiumin Kombëtar” nisi me një minutë heshtje, për 14-vjeçarin Martin Cani, i cili ndërroi jetë pas një sherri me bashkëmoshatarë.
Për Canin, që ishte pjesë e Dinamo U15, pati edhe një banderolë në tribuna. “Vrasja s’është pasion, futbolli po! Pusho në paqe Martin”,- shkruhej në banderolën e Tifozëve Kuqezi.