Policia e Kosovës një ditë më parë ka arritur të arrestoj disa nga sulmuesit në Banjskë të Zveçanit në Veri.
Mësohet se njëri prej tyre, i cili ishte i plagosur ka nis të bashkëpunoj me Prokurorinë e Kosovës, përkatësisht organet e rendit.
Gjithashtu mësohet se ai ka njoftuar se kanë qenë rreth 50 veta në këtë grup të armatosur. Po ashtu ai ka ndarë edhe detaje tjera me Prokurorinë e Kosovës.
Prokuroria Speciale e Kosovës tha se të arrestuarve u është caktuar tashmë masa e ndalimit prej 48 orësh dhe se ata dyshohen për një sërë veprash, përfshirë “sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, “përgatitje të veprave terroriste” dhe “armëmbajtje pa leje”./ IndeksOnline