Policia gjermane ka arritur të identifikojë tre persona si të dyshuar për vrasjen e Besar Nimanit, boksierit kosovar i cili u vra të shtunën e 9 marsit në Gjermani.
Mësohet se 3 personat e dyshuar si autorë të vrasjes janë një serb dhe dy kurdë. Lajmi është konfirmuar për mediat në Kosovë nga vetë vëllai i viktimës, Berat Nimani.
“Më kanë informuar që nesër bëhet publik identiteti i tyre, janë futur edhe në listën e INTERPOL-it. Dihet me emra dhe mbiemra kush janë. Të dyshuar janë një serb dhe dy kurdë”, ka thënë ai, ndërkohë që të gjithë personat e dyshuar janë larguar nga Gjermania pas vrasjes.
Boksieri shqiptar nga Kosova, Besar Nimani është ekzekutuar me 8 plumba në qytetin e Biefeldit në Gjermani. Lajmin për vdekjen e boksierit e ka konfirmuar edhe vëllai i tij, Berat Nimani, përmes një postimi në rrjete sociale. Autorët e krimit gjithmonë sipas informacioneve të nius.de, me të kryer krimin kanë ikur me skuter në një drejtim të panjohur.
Mesa duket Besar Nimani kishte shkelur në qarqe të gabuara. I riu ishte arratisur nga Kosova për në Gjermanime prindërit në moshën 12-vjeçare, ku edhe kishte arritur që të integrohej mirë falë sportit. Si amator, ai fitoi 87 nga 98 luftime, kohë kur edhe u njoh kampionin botëror të WBO, Marco Huck (39). Si profesionist, ai ishte pothuajse i pathyeshëm, ishte një kampion ndërkombëtar i pamposhtur në IBF, si dhe kampion i Evropës në peshën e mesme të lehtë humbi vetëm një herë në karrierën e tij profesionale