Një tjetër raport duket se është prishur në showbizin shqiptar. Vetëm 6 ditë pasi njoftuan se kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim, Era Istrefi dhe Mozzik kanë anuluar bashkëpunimin e tyre.
Këtë gjë e ka bërë me dije vetë reperi përmes një statusi në Instagram ku nuk ka dhënë asnjë arsye pse.
“Projekti me Era Istrefin anulohet. Ju kërkoj falje të gjithëve për pritjen. Shihemi shumë shpejt me projekte të reja”– shkruan Mozzik, teksa nga Era nuk ka ende asnjë reagim.
Dy artistët njoftuan fansat se do sjellin një bashkëpunim duke publikuar një foto në rrjetet sociale. Ndonëse nuk zbuluan asnjë detaj tjetër lidhur me datën e publikimit apo emrin e këngës, ata pyetën fansat nëse janë gati të ngrenë volumin duke nënkuptuar se po sjellin një këngë.