Atletja shqiptare që ka lindur dhe jeton në Greqi, Elina Xhengo ka shkëlqyer në Kampionatin Europian të Atletikës që po mbahen në Mynih, ku fitoi medalje të artë në hedhje shtize dhe shpallet kampione e Europës.
“Unë kam premtuar se ajo nuk do ta bëjë më këtë punë (për nënën e saj që është pastruese). Se do të arrij në atë pikë me performancën time që të kem mjaftueshëm para për të mos punuar më”.
Ajo ka lindur në Greqi më 2 shtator 2002 dhe prindërit e saj janë emigrantë shqiptarë. Ata luftuan shumë dhe janë krenarë, siç është e gjithë Greqia, për arritjen e madhe të Elinës.
2018 ishte një vit përcaktues. Ajo arriti kufijtë e saj, pasi edhe pse dy vite më parë kishte shënuar një rekord panhelen, nuk mundi të merrte pjesë në asnjë event jashtë Greqisë, pasi nuk kishte shtetësi.