Policia ka sqaruar ngjarjen e raportuar nga disa qytetarë mbrëmjen e sotme se një vajzë ishte rrëmbyer me makinë në zonën e njohur si “Rruga e Qelqit” në Kombinat.

Pas një hetimi të detajuar, Policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka konfirmuar se kemi të bëjmë me një mosmarrëveshje mes një çifti dhe jo me një rast të vërtetë rrëmbimi. Incidenti përfshinte një përleshje mes një çifti, dhe nuk kishte të bënte me ndonjë akt të paligjshëm.

Djali dhe vajza janë shoqëruar në polici, për t’i marrë në pyetje dhe për të sqaruar situatën në komisariat. Nga ana e vajzës nuk ka pasur ndonjë kallëzim për rrëmbim ose akuzë të tillë, duke e hedhur poshtë hipotezën e një rrëmbimi.