Ish-deputetja Rudina Hajdar ka folur mbrëmjen e sotme për protestën e cila do të mbahet nesër në orën 16:00 para kryeministrisë.
Ajo u shpreh në një intervistë në “Ora neës” se protesta është një rrugë e cila është e nevojshme kur sipas saj shqiptarët kanë mbi kokë një regjim si ai i Edi Ramës. Sipas saj PD ka kapacitet e duhura për të shpëtuar të ardhmen e shqiptarëve.
“Gjatë kësaj periudhë në çdo herë që kemi dalë në Tiranë duke takuar njerëz, shikojmë një lloj depresioni për shkak të rritjes së çmimeve. Edhe pse dega 2 është ndër më të mëdhatë në Tiranë realiteti është shumë ndryshe dhe ka mungesë investimesh. Ekonomia është e para në listë në mllefin që ata kanë.
Supermarketet direkt sa futem më tregojnë blloqet e listave. Shqiptarët vuajnë për të përballuar çmimet e rritura. Duhet patjetër që kur kemi mbi kokë një regjim që po na shtyp në këtë mënyrë, atëherë protesta është rrugëtimi dhe hapi i parë që më pas të shkojmë për të marrë votat. Kjo qeveri nuk e gëzon shumicën e publikut.
Qytetarët nuk kanë besim tek politikanët dhe i trajtojnë ata si njerëzit më të urryer. Vendin është i varfër, duke marrë parasysh që qeveria e Edi Ramës me aferat e tij dhe bashkëpunimi me krimin, janë tregues se ai e ka marrë pushtetit përmes shantazhit ndaj qytetarëve. Mendoj se Rama është kryeministri pakicës. Prandaj duhet bërë një kthesë për të shpëtuar të ardhmen tonë. PD i ka të gjitha kapacitetet për ndryshim”, u shpreh Rudina Hajdari.