Urren zhurmat, kafshatat e zhurmshme dhe përplasjet e buzëve që shumë vetë bëjnë kur hanë?
Me shumë mundësi të duken të bezdisshme edhe personat që hanë kokoshka në kinema, krah teje.
E ç’mund të thuash për ata që përtypin çëmçakëz në mënyrë të zhurmshme? Të urryer!
Ka shumë mundësi që bezdia që ndjen të mos vijë vetëm nga edukata jote e mirë.
Mund të kesh ndjeshmëri më të lartë për zhurma të caktuara, një gjendje e diagnostikuar, e quajtur misofonia.
Asgjë për t’u shqetësuar! Përkundrazi, misofonia, e cila përkthehet “urrejtje ndaj tingullit”, është bezdia ndaj zhurmave dhe mbi të gjitha, zhurmave që vijnë nga përtypja.
Kush vuan nga kjo sindromë, nuk ndjen vetëm një bezdi të thjeshtë, por një gjendje vërtet të keqe.
Shkencëtarët e Universitetit Northwestern kanë zbuluar se personat shumë të ndjeshëm ndaj zhurmave të caktuara, kanë tendencë të jenë më kreativë se personat e tjerë.
Pra, nëse të bezdisin zhurmat e përtypjes, me shumë mundësi, je një gjeni!
Sa më shumë zemërohesh për paaftësinë e personave për t’u përtypur në heshtje, aq më shumë mundësi ka që të jesh një gjeni.
Misofonia është e lidhur me krijimtarinë.
Në studimin e tyre, kërkuesit e Northwestern University, kanë intervistuar 100 pjesmarrës, të cilëve iu kërkua t’u përgjigjeshin sa më shumë pyetjeve mbi çështje të caktuara, brenda një kohe shumë të shkurtër.
Kërkuesit monitoruan reagimin e pjesmarrësve ndaj një sërë zhurmash, ndaj i kërkuan atyre të plotësojnë pyetësorin për të verifikuar kreativitetin para se të jepnin konkluzionet.
Sipas atuorëve të studimit, përgjigjet e pjesmarrësve ‘kanë treguar një lidhje të madhe mes përgjigjeve më kreative dhe ndjeshmërisë ndaj zhurmave.”
Darya Zabelina, kërkuese dhe protagonistja kryesore e studimit shpjegon:
“Prirja për të filtruar apo injoruar zhurmat…ndodh në mënyrë të pavullnetshme në përpunimin e trurit dhe mund të ndihmojë njerëzit të qartësojnë idetë, duke bërë realitet krijimtaritë.”
Është interesante të dihet se kërkuesit ekzaminuan edhe disa prej zakoneve të “gjenive krijues”, si Charles Darwin, Anton Cechov, dhe romancierin Marcel Proust për të krahasuar rezultatet e tyre.
Kanë zbuluar se shumë prej këtyre njerëzve tejet kreativë, ksihin një ndjeshmëri shumë të lartë ndaj zhurmave në sfond.
Proust, konfirmohet se “kishte një ndjeshmëri aq të lartë ndaj zhurmës, sa e izoloi dhomën e tij për të bllokuar zhurmën gjatë kohës që punonte.”
Edhe Darwin, Cechov dhe Johan Goethe ankoheshin shumë prej zhurmave.
Kështu, Franz Kafka, një ndër romancierët më influentë të shekullit të XX-të, thoshte: “Kam nevojë për vetminë që të shkruaj. Jo si një eremit, sepse nuk do ishte e mjaftueshme, por si një i vdekur.”
Ndaj, herën tjetër që do shqetësoheni nga zhurmat e përtypjes, bëni një frymëmarrje të thellë dhe kujtohu që je më kreativ dhe me shumë mundësi, edhe më i/e zgjuar se sa mendon!