
Vetëm dy muaj larg zgjedhjeve lokale të 14 majit, SPAK godet sërish. Këtë të mërkurë me urdhër të SPAK u arrestua Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla.
Lefter Alla bëhet me dije se u arrestua, pasi akuzohet për korrupsion dhe për abuzime me tenderat publike gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i bashkisë së Bulqizës.
Por kjo nuk është hera e parë që Lefter Alla përballet me institucionet e drejtësisë, pasi pak vite më parë u akuzua për konsum kokaine në një lokal, ku u shfaq edhe një video si provë.
Kujtojmë se rasti i arrestimit të Allës nuk është i vetmi, pasi në 15 maj të 2015, bëri bujë lajmi i arrestimit të ish-kryebashkiaut të Dibrës Shukri Xhelili.
Ish-kreu i Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili u arrestua me akuzën për “Korrupsion pasiv” në formën e kërkimit të favoreve seksuale.