![IMG_9623](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_9623.jpeg)
Pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, shumë personazhe publike kanë reaguar në rrjetet sociale. Klea Huta, Çiljeta Xhilaga dhe emra të tjerë të njohur kanë shprehur qëndrimet e tyre, duke komentuar mbi situatën.
Ndryshe nga ta, reperi Noizy, i cili ka qenë një nga artistët më të mbështetur nga Veliaj, si në organizimin e eventeve ashtu edhe me përkrahje financiare për projekte të ndryshme, nuk ka bërë asnjë reagim publik deri më tani.
Noizy ka qenë i pranishëm në disa nga aktivitetet kryesore të organizuara nga Bashkia e Tiranës, ndërsa Veliaj ka qenë mbështetës i deklaruar i tij. Pavarësisht kësaj lidhjeje, reperi ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje pas zhvillimeve të fundit. /gazetajonë