Pasi e akuzoi se ka nxjerrë në pritë Gjergj Mehmetin në vitin 1997 për ta vrarë bandit, Flamur Noka u përball me zv/drejtorin e Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga te kryqëzimi i rrugës së Elbasanit, ku Sekretari i Përgjithshëm i PD printe grupin e protestuesve që bllokuan qarkullimin.

Noka i thotë Bizhgës se ai i shërben bandave të krimit, ndërsa ky i fundit ia ktheu duke thënë se për 34 vite i ka shërbyer vetëm shtetit shqiptar, pavarësisht se cila parti ka qenë në pushtet.

DEBATI

Noka: Unë ty personalisht do të të shtyp në çdo aspekt!

Bizhga: Dëgjo! Unë i kam shërbyer 34 vite këtij shteti, majtas dhe djathtas. Unë jam në punë vet.

Noka: Ti i shërben bandave dhe jo pushtetit. Ti i shërben krimit. Ti nuk ke lidhje me fytyrën e këtyre policave. Ti je pasqyrë e një krimi. Ti je pasqyrë e horrave, s’je polic ti.

(Protestues në distancë: Si e përdor dhunën mor burrë. A je familjarë, a ke kalamaj, si e përdor dhunën ti)

Bizhga: E ke gabim ti!

(Protestuesi në distancë: Legen. Je duke dalë në pension dhe përdor dhunën. Si mor përdor dhunën? A ke nën, a ke babë, a ke kalamaj ti, a ke motër mor…)