NONSENSI/ “I dha vilë për ndryshimin e ligjit”, nëse Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi hetohen për korrupsion pasiv, pse nuk hetohet Samir Mane për korrupsion aktiv?

SPAK njoftoi me hërët akuzat ndaj çiftit Meta-Kryemadhi duke bërë më dije se në paktën gjashtë raste ata kanë kryer korrupsion pasiv; fshehje të ardhurash dhe pastrim parash.

DOSJA E SPAK/ “Biznesmeni S.M i dha vilë çiftit Ilir Meta – Monika Kryemadhi pasi ndryshuan ligjin” , a bëhet fjalë për Samir Mane ?

Një ndër rastet, më i bujshmi ishte ai i ndryshimit të një ligji në vitin 2014 me propozim të Monika Kryemadhit që ishte deputete dhe lehtësim të procedurave nga Ilir Meta në rolin e Kryetarit të Kuvendit. SPAK thotë se ligji u ndryshua me kërkesë të biznesmenit S.M. Më pas, sipas SPAK Meta dhe Kryemadhi morën një vilë nga biznesmeni S.M pasi ndryshuan ligjin sipas kërkesave të tij.

NONSENSI/ “I dha vilë për ndryshimin e ligjit”, nëse Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi hetohen për korrupsion pasiv, pse nuk hetohet Samir Mane për korrupsion aktiv?
NONSENSI/ “I dha vilë për ndryshimin e ligjit”, nëse Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi hetohen për korrupsion pasiv, pse nuk hetohet Samir Mane për korrupsion aktiv?

“Gjatë hetimit ka rezultuar gjithashtu se çifti I.M. dhe M.K., kanë hyrë në marëdhënie korruptive me biznesmenin S.M., duke përfituar përkohësisht një vilë si shpërblim për influencën e paligjshme që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të bizmesmenit në fjalë. Personi nën hetim M.K., me porosi të biznesmenit në fjalë, ka marrë përsipër edhe ndryshimin e një ligji në Kuvendin e Shqipërisë (ligj i cili u ndryshua sipas kërkesës së biznesmenit S.M.)”, bën me dije SPAK.

Por, siç konstaton Gazeta Jonë edhe pas konsultimeve me jurist, në të gjithë jëtë histori ka një “nonsens”, pasi nëse Meta dhe Kryemadhi janë korruptuar, do të thotë se ka një korruptues. Dhe në fakt, çuditërisht SPAK-u e di korruptuesin, por mjaftohet vetëm duke hetuar dhe dhënë masë sigurie të për të korruptuarit.

Nëse Meta është arrestuar për “korruptiv pasiv”, a nuk është e udhës që dhe biznesmeni S.M që ka dhënë rryshfet kundrejt ndryshimit të ligjit të akuzohet për “korrupsion aktiv”? Sepse, kur ti i jep policit 1 000 lekë, dënohesh për mitdhënie, ndërkohë që kur jep një vilë 300 e ca mijë euro nuk ndodh asgjë edhe kur SPAK e ka provuar faktin?!

Ka qenë vetë Ilir Meta që në një konferencë për shtyp ka zbuluar emrin e biznesmenit S.M që përmend SPAK. Sipas Metës, bëhet fjalë për biznesmenin Samir Mane.

SPAK është një organizatë karagjoze, do me patjetër të më krijojë një lidhje me mikun tuaj, të dashur, Samir Mane, I kërkoj falje që po i përmend emrin, Unë nuk e kam fshehur raportin miqësor që kam pasur me të, do të krijojë lidhjen se çcfarë ka ndodhur me ato 300 mijë euro që është blerë shtëpia nga ana e Samirit, dhe më pas ta ka shitur ty. Unë nuk e di se pse është deklaruar në atë vit e jo në një vit tjetër. Thonë se nga një përgjim, që del se unë kam ndikuar te Pirro Xhixha, për të favorizuar Samirin për këto te telefonisë”, tha Meta në qershor 2024.

Mbetet për t’u parë gjatë ditëve në vijim nëse edhe Samir Mane do të jetë i hetuar për “korrupsion aktiv” apo ndonjë sqarim nga SPAK se përse nuk e ka marrë në hetim ndërkohë që vetë thekson se ka konfirmuar mitdhënien nga biznesmeni S.M. /Gazeta Jonë

1 thought on “NONSENSI/ “I dha vilë për ndryshimin e ligjit”, nëse Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi hetohen për korrupsion pasiv, pse nuk hetohet Samir Mane për korrupsion aktiv?

Comments are closed.