Këngëtari Robert Berisha është vënë përballë disa zgjedhjeve mes kolegëve dhe miqve të tij, duke zbuluar edhe personazhet me të cilët nuk ka raporte të mira.
Këngëtari dhe moderatori ishte pjesë e rubrikës së emisionit “Mirage” ku duhet të zgjedhë mes dy personazheve të njohur. I pyetur se kë zgjedh mes Besim Dinës dhe Alaudin Hamitit, ai tha emrin e këtij të fundit.
“Alaudini më ka ftuar disa herë në emisionet e tij kurse Besim Dina e dinë vet pse nuk më ka ftuar kurrë, edhe kurrë nuk do ta ftoj as kurrë nuk do ta ftoj”, tha Roberti duke shhpejguar edhe arsyen pse po e bën këtë deklaratë: “As Sinan Vllasaliun as Robert Berishen nuk i ka thirr kurrë, e din ai pse”
Mes shumë personazheve të njohur, Roberti u pyet gjithashtu se me kë do të donte të kalonte një natë, me Bleon Qerretin apo Fjolla Morinën?
“A bën të dyja, i kam shumë shoqe të mira, shumë kolege të mira por Bleonën.”- u përgjigj ai.
Në rubrikën “Kë zgjedh” Robert Berisha u vendos përballë personazheve të ndryshme dhe ja zgjidhjet e tij:
Xhensila Myrtezaj apo Kida?
-Kida
Tayna apo Melinda?
-Tayna
Ledri Vula apo Capital T?
-Ledri Vula
Adelina Ismaili apo Leonora Jakupi?
-Leonora Jakupi sepse është e Drenicës.
Dj Pm apo Dj Dagz?
-Pm
Soni Malaj apo Vesa Luma?
-Soni Malaj
Elvana Gjata apo Dafina Zeqiri?
-Elvana Gjata
Bardhi apo Gjesti?
-Bardhi
Fifi apo Arjola Demiri?
-Arjola Demiri
Beatrix Ramosaj apo Bora Zemani?
-Beatrix sepse e ka emrin me shkronjën B… sepse më pëlqen më shumë
Sinan Hoxha apo Sinan Vllasaliu?
-Sinan Vllasaliu
Nora Istrefi apo Era Istrefi?
-Nora Istrefi