
Olta Gixhari ishte e vetmja banore që nuk e përcolli Efin te dera kur ajo u largua përfundimisht nga “Big Brother VIP”. Kjo pasi dyshja kanë pasur diskutime të forta me njëra-tjetrën dhe aktorja ishte shprehur shpesh që dëshironte që Efi të eliminohej.
Olta e shihte Efin si një konkurrente shumë të fortë dhe nuk e ka fshehur aspak lumturinë që i ka sjellë largimi i saj. Gjatë një bisede me Dean për zgjedhjen e të nominuarve, aktorja tha: Nuk kam fjalë ta përshkruaj lumturinë.
Kujtojmë se Efi u eliminua pasi Dea e çoi në nominim me Kiarën dhe me Luizin.