Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, i është drejtuar zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e quajtur “Lubi Loti”.

Berisha tha se Balluku, e cila është edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë se ka sjellë modelin e lotëve, duke ndarë 13 km rrugë në 14 kontrata koncensionare.

Nuk mundet që kimia me Lubi Lotin, nuk e quaj më Ballluku. Kishit dëgjuar ju ndonjëherë nga viti 2005 deri në 2013 të flitej ‘loti, loti, loti’. Jo mor zotëri. Kontraktohej rruga nga Kthesa e Levanit në Tepelenë.

Nga Hani i Hotit në Shkodër, nga Farka në Elbasan. Kjo ka sjellë modelin hyrja e Edi Ramës, i cili priste gjoba për çdo hyrje, kjo për çdo lot tani.

Të kesh kurajo t’ia thuash aty në media, si mund të ndahen 13 km në 14 kontrata. E kuptoni ju apo jo? Hë Niko, thuajeni pak, se drejton mbledhjet aty.  Ose vij unë tua them në mbledhje, sepse përfaqësoj unë elektoratin socialist, jo ti”, tha Berisha. /gazetajone