525 kërkesa për zgjidhje martesë janë depozituar pranë Gjykatës së Fierit për vitin 2020.
421 kanë përfunduar me divorc, ndërsa 104 ciftë arritën të pajtohen. Të dhënat flasin për një rritje shqetësuese të fenomenit në krahasim me vitet e shkuara
Gjendja social ekonomike dhe emigrimi evidentohen si shkaqe kryesore, por psikologia pranë gjykatës së Fierit, Esmeralda Dimo Xhelilaj thekson se martesa në moshë të re dhe pa njohje janë të tjerë faktorë që po çojnë në divorc, raporton Ora News.
Xhelilaj: Kryesisht në zonat rurale, martesat me shkuesi janë të shpeshta. Ata nuk e njohin njëri-tjetrin. Këto martesa ndodhin në moshë të re. Çifti më pas kupton se nuk e kalojnë mirë dhe shkojnë drejt divorcit.
Edhe për shkak të mungesës së kulturës, shumë divorce në Shqipëri përfundojnë në mënyrën më të keqe duke prodhuar drama të forta familjeve.
Psiko- terapistja Laureta Roshi, thekson se janë fëmijët ata që vuajnë më shumti pasojat
Roshi: As zgjedhja e lirë e partnerëve dhe as zgjidhje. 500 e ca divorce në një vit tregon se janë mbi 500 fëmijë që rriten me një prind në një vit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë, viti 2017 mban rekord për çështjes e zgjidhjes së martesës, ku janë regjistruar 7,956 divorce në rang vendi, ndërsa nga ana tjetër numri i martesave po shënon rënie vit pas viti.