Edhe pse nuk kanë punuar asnjë ditë të vetme dhe s’kanë prodhuar asnjë kilovat energji, ka nisur sot pagesa e qirasë prej 68 milionë euro për dy TEC-et lundrues të parkuar në Vlorë.
KESH gjatë ditës së sotme ka deklaruar në Gjykatën Administrative të shkallës së parë, se ka marrë në dorëzim TEC-in dhe se tashmë fillon shitja e energjisë te KESH me 1 euro. Njëkohësisht, sipas kontratës menjëherë nis edhe lëvrimi i qirasë prej 68 milion.
TEC-i lundrues ka një kosto të prodhimit për 1 Kë deri 10 herë më të madhe se çmimi i blerjes së energjisë elektrike në bursë ndërkombëtare.
TEC-i lundrues u soll në Shqipëri me arsyetimin e krizës energjitike që mund të shkaktohej nga lufta në Ukrainë. Kompania që ka në pronësi anijet është e rëgjistruar në parajsë fiskale në Delaëare të SHBA. Excelerate Energy Limited Partnership është kompania dhe pronarët e vërtetë nuk njihen.