IMG_9316

Piloti vendosi të mos ulej në Tiranë për shkak të motit të keq dhe i ktheu pasagjerët në Pulia.

Panik mes pasagjerëve të fluturimit Bari-Tiranë këtë mëngjes, 29 janar.

Piloti i avionit të Ryan Air, pas disa tentativash, ka vendosur të mos ulet për shkak të kushteve të këqija të motit dhe i ka kthyer pasagjerët në Bari, pasi i kishte lajmëruar mbi vështirësitë, pasi avioni kishte pak karburant sipas mediave italiane.

Gazeta Jonë mëson se bëhet fjalë për fluturimin ne numër FR9692 të orës 09:55.

Në fund, të gjithë pasagjerët që duhet të mbërrinin në Shqipëri përpara orës 11, janë ulur në Tiranë pasdite, raporton La Repubblica. /gazetajone