Ish konkurrenti i emisionit të dashurisë “Për’puthen”, Xhafer Thaqi ishte i ftuar së fundmi në “Expuls”.
Ai ka folur për eksperiencën e tij në këtë sezon të tretë të “Për’puthen” dhe pakënaqësitë nga programi.
I pyetur nga moderatori se përse ka dalë në takim vetëm një herë në program, Xhaferi tha se për këtë gjë e ka penguar Olsa pas një sherri.
“Pas sherrit me Samiun, pata dhe një sherr me Olsa Muhametin. Ishim në “Prime” dhe vjen Olsa, mu kthye në një mënyrë që nuk duroi as një njeri timin, nuk pranoj të më kthehet… mu drejtua me disa fjalë kush je ti etj etj, edhe unë iu ktheva, unë nuk bëj ashtu si do ti, më uli para të gjithëve dhe unë ia ktheva!”, u shpreh Xhaferi.
Ai sqaroi se sherri me autoren e programit, nuk i ka lejuar vajzat të dalin me të.
“Dhe pas këtij debati Olsa me pezulloi dy javë nga programi duke thënë se kjo gjë erdhi pas sherrit me Samiun por në fakt arsyeja ishte sherri me Olsën, pas këtij debati kur u riktheva në program, Olsa nuk lejonte vajzat të më takonin”, shtoi tutje ai.