Rama: Rritja edhe një herë e pagës minimale nga 32 në 34 mijë lekë, nuk do të ketë pagë më të ulët.
Paketat e natyrës, një pako për dy apo 3 muaj pastaj s’ka tjetër dhe krijojmë një bazë rezistente të të gjitha kategorive në raport me inflacionin dhe garantojmë me laps në dorë mos rënien dramatike të fuqisë blerëse. Ndërkohë qëndrojmë në 3 pikat që kishte paketa tjetër, mbështetja naftë pa taksa për fermerët, për TVSH-në e peshkimit dhe mos prekja e çmimit të biletës së transportit. E gjitha është e paplotë, mbase jo plotësisht e kuptueshme pa atë që është e fundit por jo nga rëndësia, energjia elektrike. Jemi i vetmi rajon në botë që ka marrë vendim për të mos prekur çmimin e energjisë për familjarët dhe bizneset e vogla. Nëse është vendim i çmendur këtë e tregon koha, por duhet të mbrojmë konsumtarët nga kjo rritje.
Sigurisht ka një por të madhe, nisur nga analiza e fashave të konsumatorëve, janë mbi 90% konsumatorë më pak se 800 kë për orë, rreth 6% të totalit që konsumojnë më shumë kiloëatt, që kanë vila, pishina, oborre për të cilët ka ardhur koha që s’mund të paguajë më buxheti i shtetit. Çdo kilovat mbi 800 do paguhet me çmimin e tregut.