Një shpërthim me tritol tronditi Elbasanin, në orët e para të së dielës, ku për pasojë një djalë i ri mbeti i plagosur rëndë, dhe ndodhet i intubuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas JOQ, shënjestra e këtij atentati ka qenë Xhovana Nikolli, e cila së bashku me nënën dhe motrën e saj, ishte zhvendosur prej afro 2 muaji nga qyteti i Lezhës në Elbasan.
Dyshohet se incidenti ka ndodhur, pasi Xhovana Nikolli publikoi një video disa ditë më parë, ku përmendte Nuredin Dumanin dhe i bënte thirrje që të ‘mbante’ dashnoren e tij, duke thënë se kishte probleme serioze me të.
“O Nuredin Dumani të bëj thirrje ta mbash të dashurën tënde ti, se po ta kapa këtu nëpër Itali se ke idenë ça mund ti bëj…”, shprehej Xhovana.
Përveç fqinjit të Xhovanës që mbeti i plagosur rëndë pasi i ra në kokë dera e shtëpisë, të paktën 5-6 hyrje në pallatin ku u vendos lënda plasëse, kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme.
Xhovana është e dashura e Amarildo Nikollit, shumë e njohur në rrjetet sociale dhe shpesh ka tërhequr vëmendjen për jetën e saj luksoze. Ndërsa Amarildo Nikolli, është një personazh i njohur në botën e krimit. Ai është arrestuar në gusht të vitit 2023 në Vlorë, ku kishte shkuar për të ekzekutuar “të fortin” e qytetit bregdetar, Inez Hajrullën.
Pas arrestimit Amarildo Nikolli u bë bashkëpunëtor i drejtësisë. Ai është arrestuar bashkë me dy persona të tjerë dhe po vuan dënimin në burgun “313”. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me Xhovanës dhe Nuredin Dumanit, të cilin ajo e ka përmendur ditën e djeshme. Ajo që dimë është se e reja është shënjestra e atentatit dhe fatkeqësisht ka mbetur i plagosur një person i pafajshëm