Ashpërsohen tonet mes Luiz Ejllit dhe banorit më të ri të Big Brother Vip, Qetsorit.
Debati, i cili nisi për një shprehje italisht, bëri që dy banorët të ngrinin tonet e të hidhnin fjalë të rënda.
Teksa Qetsori i kërkoi Luizit që të mos komentonte gjërat që lidheshin me familjen e tij, Luizi tha se nuk e llogariste fare.
DEBATI:
Qetsori: Fole me atë, fole për gjërat e mia.
Luizi: Jo o vëlla. S’kishte emrin as mbiemrin.
Qetsori: Pse çfarë i quan ti njerëzit? S’të kuptojnë e?
Luizi: Njerëzit kanë emër, mbiemër, fytyrë. Kur të shoh në sy të drejtohem ty.
Qetsori: Shiko dhe njëherë të të qartësoj. Mos u merr me ta…
Luizi: Nuk u mor kush me ty hiç.
Qetsori: Mos u merr fare o vëlla se nuk është mirë për ty.
Luizi: Po fare pra, me ty nuk merrem. Nuk të llogaris hiç.
Qetsori: Je çun simpatik.
Luizi: Nuk të llogaris hiç…
Qetsori: As unë nuk të llogaris.
Luizi: Kaq pra, rri.
Qetsori: Po mos u merr.
Luizi: Po rri o Qetsor se e di ku je me mua, rri o shpirt se je vite larg shumë. Për 14 Big Brothera nuk më arrin.
Qetsori: Ti je naiv komplet.