Motra e Egli Progës ka shpjeguar në ekranin e emisionit “Opinion” se disa nga autorët që rrahën  për vdekje vëllain e saj, kanë ikur nga vendi i ngjarjes kur policia ka qenë prezente. Jonida Proga është shprehur se autorët e kanë thirrur Eglin në lokalin ku po pinin dhe i kanë kërkuar të nxjerr lekët e xhiros për t’u paguajtur birat.

Sipas saj, autorët e kanë dhunuar në local vëllain e saj dhe njëri prej tyre e ka nxjerr jashtë lokali dhe e kagoditur sërish. Jonida gjithashtu tha se dëshmitarët janë të shumtë por kanë frikë të flasin nga terrori i njerëzve të fortë në Pogradec.

“Dëshmitarë kanë thënë në polici që kanë dëgjuar që personat i kanë thënë Eglit nxirr lekët e xhiros dhe na paguaj birrat. Vëllain e kanë thirrur nga personat në kafe dhe e kanë dhunuar dhe masakruar brenda lokalit nga disa autorë. Pastaj e kanë nxjerr njëri nga ata që e ka goditur edhe jashtë.  Dëshmitarët kanë frikë nga terrori i njerëzve të fortë në Pogradec dhe nuk flasin” – është shprehur Jonida Proga.

42-vjeçari Egli Proga humbi jetën pasi u godit nga Denis Meçe në ambientet e një lokali në Pogradec. Familjarët pretendojnë se është ‘vrasje në bashkëpunim’ dhe institucionet kanë fshehur ngjarjen dhe motivet e saj, pasi autori ka lidhje me njerëz me pushtet të zonës.

Denis Mece aktualisht ndodhet në burg, ndërsa vrasja e 42 vjeçarit shkaktoi përplasje institucionale mes policisë dhe prokurorisë. Ndërsa policia e referoi ngjarjen si vrasje me dashje, prokurorja e Korçës e zbuti akuzën në ‘vrasje nga pakujdesia’.