
Tre gra dhe nëntë fëmijë shqiptarë janë nxjerrë nga kampi i “ferrit” në Siri që kontrollohet nga luftëtarët e ISIS.
Operacioni nga pala shqiptare në bashkëpunim me vendet partnere ka nisur prej disa muajsh duke u finalizuar me shpëtimin e 12 personave.
Ende shteti shqiptar nuk ka publikuar emrat e grave dhe fëmijëve që ka nxjerrë nga kampi.
Kjo nuk është hera e parë qeveri shqiptare e ndihmuar nga aleatët largon nga kampi fëmijë dhe gra që mbahen në Siri.